Eva Murati reagon pas komentit mbi dasmën e Genar Topallit: “Rashë në kurth!”

Një ditë pas komentit që u bë viral në rrjetet sociale, Eva Murati ka reaguar mbi atë që shkroi rreth dasmës së ish-partnerit, Genar Topalli.

Në një deklaratë për emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio, moderatorja e sportit u shpreh se kishte rënë në një kurth dhe ishte bërë padashur pjesë e një telenovele.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu, apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme”.

Eva shtoi:

“E them me bindje “kurth”, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

Një ditë më parë ajo iu përgjigj një komentuesi anonim duke i thënë se dasma e ish-it të saj ishte bërë me para që mund të ishin të vjedhura nga fonde publike si dhe akuzoi Genarin ose partneren e tij për përndjekje online (lexo këtu).