Një ditë pas dasmës madhështore të Genar Topallit, djalit të ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli me moderatoren dhe modelen Cindy Marina, duket se kanë nisur dramat dhe iniciatore është pikërisht ish-partnerja e Genarit, Eva Murati.
Pasi postoi një video me audion “Pse duhet të bie dakord me diçka më pak, kur mund të kem gjithçka që dua!”, moderatorja e sportit është përballur me një komentues anonim që i shkruan: “Pra po përpiqesh të na thuash se nuk e doje dasmën përrallore me djalin e pasur, të edukuar dhe të bukur? Gjithësesi kjo nuk është ‘pak’ në asnjë botë!”
Murati nuk është kursyer aspak në përgjigje, duke lënë të nënkuptohet se komentuesi në fjalë, mund të jetë pikërisht Genari, apo edhe partnerja e tij, Cindy.

“Nuk do doja që miliona shqiptarë t’më uronin vdekjen sepse po reklamoj para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike.”-shkruan ajo duke nënkuptuar se paratë e dasmës, mund të vijnë nga aktet e korrupsionit që mund të ketë kryer familja e Genarit, nisur nga pozitat e dikurshme politike të nënës së tij.
“E di që më përndjek çdo ditë, por ta bësh këtë ditën pas dasmës tënde është vërtet patetike!”-ka shkruar në fund