Turqia, stacioni i radhës në Formula 1

Kampionati Botëror i Formula 1 do të vazhdojë garën e 16-të të sezonit në Turqi.

Xhirot e para stërvitore të kësaj etape që do të zhvillohet në “Intercity Istanbul Park”, do të mbahen në orën 12:30.

Ndërsa do të mbahet edhe raundi i dytë në orën 14:00.

Pilotët më 9 tetor të shtunën do të dalin në pistë në ora 11:00 për stërvitjen e tretë. Në të njëjtën ditë në ora 14:00 do të zhvillohen xhirot për renditjen.

Gara do të mbahet të dielën më 10 tetor në orën 14:00 në pistën 5.3 kilometra me 58 xhiro.