Dita e parë e shkollës nën kthetrat e COVID/ Rregullat kufizuese për nxënësit për të tretin vit radhazi

Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor në vendin tonë sërish nën kthetrat e pandemisë.

Kjo ditë e parë ngjante e njëjtë si e hëna e 14 shtatorit të një viti më parë. Matje temperature, mbajtje maskash, mësim me turne dhe distancë.

Teksa pandemia e Covid 19 për të tretin vit radhazi kufizoi oraret mësimore dhe i detyroi nxënësit që brenda ambienteve të shkollës të respektojnë masat anticovid, kur dalin jashtë saj ka ende grumbullime dhe zbatimi i masave anticovid është thuajse i pamundur.