Lirohet nga burgu djali i Muammar Gaddafit

Djali i udhëheqësit të përmbysur të Libisë, Muammar Gaddafi, është liruar nga burgu në kryeqytetin Tripoli.

Al-Saadi Gaddafi, 48 vjeç u lirua përmes një vendimi nga Zyra e Kryeprokurorit të Libisë dhe miratimit të kryeministrit Abdul Hamid Dbeibeh.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai u largua nga vendi për t’u transferuar në Turqi.

Ai kishte ikur në Niger pas rënies së regjimit të Gaddafi-t në vitin 2011, por u soll përsëri në Libi për të dalë në gjyq në vitin 2014 me akuzat e abuzimit gjatë detyrës si president i Federatës Libiane të Futbollit.

Duke njoftuar lirimin e tij, Dbeibeh shkroi në Twitter se vendi nuk mund të vazhdojë pa pajtim dhe krijimin e shtetit pa siguruar drejtësi, pa zbatuar ligjin, pa respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe pa respektuar procedurat dhe vendimet gjyqësore.