Partia Socialiste ka dorëzuar në Presidencë propozimin e Edi Ramës si kryeministër.
Bazuar në nenin 96 të kushtetutës, përcaktohet se presidenti emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, kreu i qeverisë i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.
Kreu i qeverisë cakton ministrat por fjala e fundit për miratimin e tyre i takon Presidentit
Para dy ditësh, presidenti Edi Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Ndërsa Meta miratoi kërkesën për ta mbledhur kuvendin e ri më 10 shtator.