Talibanët u kërkojnë grave të stafit shëndetësor të kthehen në punë

Talibanët u kanë bërë thirrje grave që punojnë për shëndetësinë të kthehen në punët e tyre.
Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha në Twitter se ato duhet të “ndjekin detyrat e tyre rregullisht” si në Kabul ashtu edhe në provincat e tjera.
Ai nuk përmendi gratë e tjera punonjëse. Të gjithëve më parë u ishte thënë të qëndronin në shtëpi për sigurinë e tyre.
Gratë afgane kanë shprehur frikë për të ardhmen e tyre pasi talebanët të marrin kontrollin e vendit.
Zabihullah Mujahid gjithashtu lëshoi një direktivë duke u thënë njerëzve të Kabulit që të dorëzojnë “armë, municion dhe mallra të tjera qeveritare” brenda një jave, në mënyrë që “të mos ketë nevojë që shkelësit të ndiqen penalisht nëse zbulohen”.