Pfizer/BioNTech merr miratimin e plotë nga FDA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)  dha miratimin e plotë vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, është miratuar për përdorim emergjent që në majin dhjetor.

Mbi 204 milionë njerëz vetëm në SHBA e kanë marrë atë,  SIpas REL.

Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim te personat mbi 16 vjeç.

SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

“Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar”, tha Janet Ëoodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.