Një vatër zjarri që po përhapet me shpejtësi po rrezikon disa banesa e hotele në Radhimë.
Dyshohet se zjarri ka nisur në një transformator elektrik, ndërsa më pas, i favorizuar nga era është përhapur në zonë.
Zjarri ka rënë fillimisht në një transformator elektrik dhe më pas ka marrë zona përreth duke rrezikuar seriozisht banesat e hotelet.
Zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve, por shprehen se ndërhyrja është e vështirë.
Pushuesit duken të alarmuar, teksa shikojnë se zjarri është shumë pranë banesave.