Gjatë këtij sezoni turistik, Shqipëria po përballet me një fluks të shtuar të turistëve vendas e të huaj.
Sipas statistikave, 859,316 shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë gjatë gjysmës së parë të muajit gusht, shumica prej të cilëve, për turizëm.
Shifra është 4.5% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, para se pandemisë së Covid 19, njofton kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”.
Bukuria e natyrës, gërshetuar me historinë, kulinarinë, mikpritjen e çmimet e lira tërheqin gjithnjë e më shumë pushues nga gjithë bota.