Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 378 raste të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm në 157.627.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi një viktimë nga COVID-19, duke e çuar në 5.503 numrin e përgjithshëm.
Institucionet shëndetësore regjistruan 25 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.506 pacientë janë shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.012.809 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.647 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.618.