49 kg kokainë në kontejnerin me banane, dosja e Selim Çekaj kalon në SPAK

SPAK ka marrë çështjen e Selim Çekajt, i cili u arrestua për gjetjen e 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që kishte porositur.

Dosja kaloi në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit.

Gjykata e Posaçme pritej të jepte sot vendim pas apelimit të masës së sigurisë nga Selim Çekaj për të mos qëndruar në burg, por vendimi u shty për shkak se mungonte avokati i Çekajt.

Gjykata e Posaçme do të vendosë gditën e nesërme në orën 11:00 nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.

I akuzuari kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se ka bashkëshorten për t’u kujdesur duke qenë se edhe i biri është i arrestuar.

Selim Çekaj ka mohuar të ketë dijeni për drogën dhe shprehet se ajo nuk i përket atij pasi ai kishte porositur vetëm banane. Sipas tij duhet ta gjejë vetë polica se kujt i përket droga.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas brenda një kontejneri.