Aksident tragjik në Elbasan/ Ndërron jetë fëmija 3 vjeç, nëna në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Në fshatin Bujqës një makinë e drejtuar nga një 38-vjeçare ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë  fëmija i saj 3-vjeçar.

Nëna me iniciale O.M është në gjendje të rëndë në spital.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, shkruan policia në njoftim.