Parku Kombëtar i Llogarasë i rrezikuar nga flakët/ Vihet nën kontroll vatra e zjarrit

Flakët që po vijonin drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë janë vënë nën kontroll pas punës disa orësh të forcave në terren dhe helikopterëve.

Zëvendës komandanti i forcave komando shprehet se janë në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e tokës, ku kanë bërë të mundur ndalimin e zjarrit, e cila për 20 metra do t’i afrohej pyllit të Llogorasë.

Sapo kemi ndaluar zjarrin shikohet edhe vija e ndalimit, në krahun e  djathtë timin për 20 metra do të hynte për në pyllin e Llogorasë e cila do të ishte e pamundur të kontrollohej. në krahun tim të majtë është Llogoraja, është neutralizuar një vatër e madhe në dukat. Nëse do të bëhej perimetri siç është bërë nga lart do të sigurojmë grykën e Llogorasë. Kushte shumë tym por falë këmbënguljes tonë arritëm ta ndalojmë”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka informuar se në këto momente është bërë ndërrimi i trupave që do të qëndrojnë natën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.