Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari pranë një servisi në Shkodër/ Autori shpallet në kërkim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë pranë një servisi, dyshohet se shtetasi me iniciale I. G. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit G. H., 45 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 45-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.