Mes zërave se mes Mirit dhe Selin në Big Brother VIP ka diçka më shume se thjesht miqësi të përzemërt, bashkëshortja e Armir Shahinit ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të shoqin.
Ajo thekson se i jep artistit të gjithë besimin e saj në lojë dhe se xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre:
“Në çdo hap që bën, unë do jem me ty. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë, bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty,” shkruan ajo.
Ky reagim vjen në një kohë kur raporti mes Mirit dhe Selin po diskutohen gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV.