“50 mijë doza Pfizer vijnë sot”/ Manastirliu: Të vaksinohen studentët!

50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nga qendra e re shëndetësore në Sarandë, Manastirliu ftoi të gjitha personat mbi 18 vjeç të marrin dozat anti Covid. Kujtojmë se muaji gusht është i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjeç, që të marrë një nga vaksinat që janë në dispozicion, duke u paraqitur me një kartë identiteti në një nga qendrat e vaksinimit.

Ministrja u ndal konkretisht te studentët, të cilët, nëse vaksinohet, janë më të mbrojtur kur të rikthehen në auditore, gjatë vitit të ri akademik.

Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet“, tha Manastirliu.

Në vendin tonë deri tani kanë kryer 1,203,087 vaksinime anti Covid. Mbi 530.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.