Fenomeni televiziv që ka thyer çdo rekord audience, Big Brother VIP 5, rikthehet këtë dhjetor në Top Channel, i moderuar nga Ledion Liço.
Nga data 20 dhjetor, publiku do të ndjekë edicionin e ri të reality show-t që premton surpriza, emocione dhe përballje të forta nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndërsa rrjetet sociale po ziejnë me emra të mundshëm që mund t’i bashkohen aventurës, enigma e konkurrentëve mbetet ende e hapur.
Shumë shpejt do të zbulohet se cilët do të jenë personazhet që do të jetojnë 24 orë nën vëzhgimin e qindra kamerave, duke u transmetuar drejtpërdrejt përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.