Pasi kryeministri Edi Rama denoncoi publikisht gjykatësin Marko Boshku për abuzim me detyrën (lexo artikullin), ka reaguan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur vlerësimin për kolegun dhe duke dënuar denigrimin publik të Ramës.
“Marko Boshku është nga ata djem dhe gjyqtarë që ke nder t’i kesh kolegë! Sikur të kishim disa Marko më shumë, jo vetëm në gjykatat administrative, por në çdo gjykatë, Shqipëria do të ishte vend shumë më i mirë, i lirë dhe i drejtë.
Gjyqësori është “shpikur” mbi të gjitha për të kontrolluar, kufizuar dhe ndëshkuar të pushtetshmit, me abuzimin kronik që të jep pozita.”-shkruan gjykatësi Olti Skrame.
“Nëse një gjyqtar, e sidomos një si Marko, sulmohet nga njëra palë në proces, thjesht dhe vetëm se ka humbur çështjen dhe ka qenë proceduralisht e paaftë të mbrojë veten, gjyqtari në fjalë meriton çdo vlerësim pozitiv, moral dhe ligjor, të mundshëm.”-shkruan më tej Skrame.