Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës: Vihen në pranga 4 vajzat shqiptare

Policia italiane ka vënë në pranga 4-vjaza shqiptare në kuadër të një operacioni kundër trafikut të lënëve narkotike në Padova.

Prokuroria ka ngritur akuza për transport dhe posedim të një sasie të madhe narkotikësh kundër E.Z., 29-vjeç, banore shqiptare e Rovigos; F.T, një grua 32-vjeçare shqiptare, gjithashtu banore në Rovigo; A.M, një banore 26-vjeçare shqiptare e Villadosas (Rovigo); dhe një gruaje tjetër, A.D.P, një banore italiane 21-vjeçare në Rovigo.

21-vjeçarja ishte personi i vetëm i panjohur për forcat e rendit.

Gjaktë aksionit janë sekuestruar 61 kg lëndë narkotike hashash si dhe një shum% prej 36 mijë eurosh.

Arrestimi ndodhi në flagrancë në Boara Pisani. Hetuesit organizuan kurthin për bandës.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan jo vetëm droga, por edhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave individuale.