Izraeli ka marrë përsipër përgjegjësinë pë shpërthimet që tronditën kryeqytetin Doha të Katarit gjatë së martës, duke argumentuar se kishte për qëllim goditjen e krerëve të Hamasit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë së Katarit që e ka dënuar sulmin, duke e quajtur një akt “burracakërie”.
Ushtria izraelite nuk përcaktoi vendndodhjen e sulmit, por deklaroi se objektiv ishin krerët e Hamasit që kanë seli në Doha, të cilët prej vitesh “orkestrojnë dhe menaxhojnë luftën kundër Izraelit”.
Gjatë sulmit dyshohet se kanë mbetur të vrarë katër krerë të Hamasit, ndërkohë që SHBA ka bërë me dije se ka qenë e njoftuar për sulmin në fjalë.