“Më ka kërcënuar, sillej si i fortë!” Zbardhet dëshmia e Ragip Gilës/ Ja cili ishte objektivi

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin mafioz në Shkodër mëngjesin e së hënës, që la pas dy viktima dhe dy të plagosur, ka dhënë deklaratën e tij të parë në polici.

Para uniformave blu, mësohet se Gila ka rrëfyer se objektivi i tij i vetëm ishte Erogen Vaso, i cili ndodhet në spitalin e traumës ër shkak të plagëve të marra.

Sipas Gilës, ai dhe Vaso kishin probleme personale pasi ky i fundit e kishte kërcënuar.

“Erogeni më ka kërcënuar dhe kemi pasur probleme. Sillet si i fortë dhe më ka çuar fjalë. Konflikti ka qenë vetëm me të dhe unë doja të qëlloja vetëm atë”, ka thënë Gila.

Ndërkohë, pavarësisht versionit të dhënë nga i arrestuari, policia po e trajton me rezervë deklaratën e tij dhe po heton nëse pas kësaj ngjarjeje fshihen persona të tjerë që mund ta kenë porositur për të goditur Erogen Vason, 43 vjeç.