Rëndohet bilanci: Shkon në 15 numri i viktimave të tramit në Lisbonë. Zbulohet shkaku i aksidentit

Në aksident tragjik ka tronditur Lisbonën ditën e sotme pasi trami Gloria doli nga shinat dhe u përmbys, duke shkaktuar 15 të vdekur dhe 18 të plagosur.

Trami i famshëm i verdhë, i cili është një nga atraksionet turistike më të famshme në kryeqytetin portugez, u rrëzua pasi një nga kabujt që mundëson lëvizjen e tij është këputur. Ai më pas është përplasur me një ndërtesë buzë shinave.

Autoritete ende nuk kanë bërë të ditur identitetet e viktimave, por dyshohet se shumë prej tyre janë të huaj, për shkak të popullaritetit të tramit mes turistëve.

“Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi!”-ka deklaruar kryetari i Bashkisë, Carlos Moedas.

Autoritetet kanë bërë me dije se ishin zbatuar të gjitha protokollet për mirëmbajtjen mujore dhe javore të linjës së tramit dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.