Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit kolosit të kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti, i cili është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Në librin e ngushëllimeve, Rama ka lënë një mesazh për të.
“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty.
Me mall Edi.”-la shkruar kryeministri.
![]()
Dhimitër Anagnosti është përcjellë sot për në Vuno, pas amanetit për t’u varrosur në vendlindje.
Ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme për artin shqiptar