Shkodër: Ekzekutohet 61-vjeçari. Në kërkim autori i dyshuar (emrat)

Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat të Shalës në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes.

Një 61-vjeçar i identifikuar si Piro Prroni ka humbur jetën ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje, ka nisur kërkimin për autorin.

Burime nga policia bëjnë me dije se i dyshuar për vrasjen është Ndoc Maçaj, ndërkohë që pritet ende të zbardhen rrethanat e ngjarjes dhe motivi.

Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj dhe ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt pronësie.