SPAK konfirmon: 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1-ish ministër nën hetim!

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit. Lajmi është konfirmuar nga SPAK, që nuk ka dhënë detaje të tjera për të ruajtur sekretin hetimor.

“Në total janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë 3 deputetë, 1-ish deputet dhe 1 ish-ministër”, ka informuar organi i akuzës.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë informacion dhe për dosjen e 21 Janarit, duke konfirmuar se hetimet janë duke vijuar. Gjithashtu, institucioni i drejtuar nga Altin Dumani është pyetur edhe për një ministër, për të cilin mund të caktohet masë sigurie.

“Një ish-ministër është nën hetim”, vijon njoftimi.

Në lidhje me dosjen e 21 Janarit, organi i akuzës ka sqaruar: Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre.

Ish-ministri nën hetim për dosjen “21 Janari” është ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, Fatmir Mediu. Ai ka deklaruar se ky proces është tërësisht politik dhe se nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit.