Sheila dhe Kledi të lidhur? Modeli vë pikat mbi ‘i’

Ish-banorët e “Big Brother VIP” këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa janë komentuar si çift, që po përjetojnë një marrëdhënie romantike pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Kjo pasi janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, madje Kledi postoi një foto të të dyve në “Instagram”.

Po mesa duket bëhet fjalë vetëm për klipin e një kënge të rë të Sheilës që e kanë realizuar së bashku.

“Për të gjithë ju kuriozët që më keni bërë pyetje sot në orën 18:00 do të merrni përgjigje”.

Modeli para disa kohësh konfirmoi në një intervistë se ishte i lidhur por pa treguar se kush është partnerja e tij.