Ronaldo bën bilancin e vitit: Kthimi në “Old Trafford”, moment ikonik

Jemi në ditën e parë të vitit të ri dhe është koha për të bërë një bilanc edhe për Cristiano Ronaldon. Një 2021 që kampioni portugez e përkufizon si “gjithçka veçse e lehtë”, pavarësisht 47 golave ​​të tij në të gjitha garat.

“Dy klube të ndryshme dhe pesë trajnerë të ndryshëm. Një fazë finale e “Euro 2020” e luajtur me kombëtaren time dhe në pritje të kualifikimit në Kupën e Botës “Katar 2022”, – shkruan CR7 në një postim në Instagram. – “Isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serinë A”.

Cristiano Ronaldo e mendon për pikën e kthesës së sezonit për Manchester Unitedin e tij: “Nuk jam i kënaqur me atë që po bëjmë tek United. Askush prej nesh nuk është i lumtur, jam i sigurt”, – shkruan ish-juventini. CR7 e ka quajtur kthimin në “Old Trafford” si “një nga momentet më ikonike të karrierës sime. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të ofrojmë shumë më tepër se ajo që po bëjmë tani. Ne e presim vitin 2022 me një mentalitet më të fortë, për ta çuar këtë klub aty ku e meriton”./ Supersport