Vetëvarje për Tik Tok/ Prokuroria e regjistron çështjen si shkaktim vetëvrasjeje

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnje e regjistroi si shkaktim vetëvrasjeje, vetëvarjen e 13-vjeçarit në fshatin Golem, ndërsa hetimet vijojnë për të gjetur shkaqet që e dërguan të miturin që të kryente aktin e rëndë.

Në lidhje me rastin po publike shumë pak detaje mbi motivet që e shtynë të miturin drejt aktit ekstrem, ndërsa në një pikë bien dakord të gjithë familjarë e shokë klase se diçka fshihet pas telefonit.

Natën e ngjarjes, prindërit të sapo janë kthyer nga vjelja e ullinjve në pemishte e gjetën adoleshentin të pajetë me telefonin të vendosur drejtuar nga ai.
Nuk dihet se çfarë është filmuar në aparatin celular, i cili është sekuestruar nga policia.

Rrjetet sociale dhe internetin i fajësoi edhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se përgjegjësia është e të gjithëve.

Gjithashtu deklaratat e shokëve kanë ngritur dyshimin se 13-vjeçari po përgatiste një video për Tik Tok me një sfidë të ngjashme me lojën balena blu.