Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve, të cilëve u kërkoi të kenë plane të mirëmenduara për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe inerteve.
“Jemi në udhëkryq sa i takon cilësisë së mjedisit, për qytetarët, komunitetet dhe turizmit. Është e qartë që barra e kësaj peshe të madhe përgjegjësie nuk mund të mbetet e gjitha mbi supet e bashkive
Kosto është më e lartë se sa bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. Pastaj dhe qeveria është e detyruar të rishikojë të gjithë skemën e këtij procesi. Gjobat janë të domosdoshme. Por, ata që mendojnë se është thjesht me vendosje gjobash, nuk funksionon kështu. Apo kur thonë vendosni koshat. Plehrat në rrugët kombëtare s’kanë lidhje me koshat. Në asnjë vend të botës s’ka kosha në rrugë kombëtare dhe s’kanë as plehra në rrugë.
Kryeministri paralajmëroi se asnjë bashkie s’do i miratohet buxhetin, nëse nuk përmban fondin e nevojshëm për pastrimin.
Kryeministri Rama prej një muaji ka vënë problematikën e mbetjeve, sidomos në qytetet bregdetare, në fokusin e mbledhjeve qeveritare, ndërsa kërkon nga kryebashkiakët zgjidhje emergjente.