Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier.
Një fëmijë 8-vjeçar është gjendur i pajetë, i mbuluar me baltë në një zonë periferike të qytetit.
Nëna e djalit kishte bërë më herët denoncimin për zhdukjen e djalit, ndërsa raportohet se ai nuk ishte paraqitur sot në mësim.
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, si autorin e dyshuar të këtij krimi tronditës. pas kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalameni, është gjetur trupi i pajetë i fëmijës.
Çalameni po hetohet nga Prokuroria e Fierit, ndërkohë që vazhdon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.