Përplasi për vdekje një shtetas që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 49-vjeçari

Një shtetas që dyshohet se përplasi për vdekje një 65-vjeçar në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot është arrestuar këtë të shtunë nga policia.

I ndjeri nga Fushë Kruja po udhëtonte me biçikletë, kur u godit nga makina që drejtonte 49-vjeçari.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njofton policia.

I dyshuari do të hetohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.