Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish-ministre e Jashtme.
Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.
Veprimi i saj është vënë re nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”, ndërsa ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “Urdhëro?”.
Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Te njëjtat burime tregojnë se Rama i
është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.
Perplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Erjona Ismaili ka këmbengulur në kërkimin ndjesë nga Spiropali.
Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i eshte drejtuar Spiropalit me fjalët: “Mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.
Situatën në fund e ka qetësuar Erjon Braçe i cili ishte ulur prane Spiropalit.