Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur në Rinas në nëntor të vitit të kaluar, është shfaqur në një video të publikuar së fundmi, ku pretendon se është përfshirë padrejtësisht në ngjarje.
Në pamjet që qarkullojnë, ai shihet duke telefonuar shefin e Krimeve, Krenar Mustafa, duke kërkuar zbardhjen e plotë të atentatit.
“Je borxhli se më ke vënë shtetin mbrapa,” dëgjohet të thotë ai, ndërsa shton: “Nuk e kam problem me vdek, por dua të dalë e vërteta.”
Zalla pretendon se emri i tij është përfshirë pa asnjë provë konkrete, duke akuzuar drejtues të lartë të policisë se e kanë implikuar padrejtësisht në këtë ngjarje.
“Më keni futur në histori që nuk kanë lidhje me mua,” shprehet ai gjatë komunikimit telefonik.
Edhe pse rezulton në arrati prej më shumë se gjashtë muajsh, ai duket se lëviz pranë zonës së banimit. Sipas raportimeve, videoja dyshohet të jetë regjistruar në afërsi të fshatit Zallë, në Fushë-Krujë, ku në sfond dallohen edhe kapanonet e fabrikës së çimentos.
Ndërkohë, më herët, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia ka raportuar se është gjetur një arsenal i konsiderueshëm armësh.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit të Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa Zalla mbetet një nga personat kryesorë të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.
Ylli Zalla: Ti je polic gjyqësor në mos gaboj. Unë jam Ylli Zalla. “…dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shtëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni…. Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra.
Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam … (nuk kuptohet), mos e vrit mendjen. Këtu rri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale.
Më ke erdhmë ke bo kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.
Shefi i Krimeve: o zoti Ylli, o zoti Ylli…
Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.
Shefi i Krimeve: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.
Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale. Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.
Shefi i Krimeve: Duhet të dorëzohesh…
Ylli Zalla: Jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.
Shefi i Krimeve: Duhet të dorëzohesh…
Ylli Zalla: Do dorëzohem.por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit.