Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë të nënprodukteve të naftës, si pasojë e rënies së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Sipas njoftimit zyrtar, benzina ka pësuar ulje me -3.35 $/ton dhe gazoili me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026.
Vendimet e Bordit përcaktojnë çmimet maksimale si më poshtë:
Gazoili standard SSH EN 590: shitje me pakicë deri në 203 lekë/litër, shumicë deri në 191 lekë/litër.
Benzina standard SSH EN: shitje me pakicë deri në 175 lekë/litër, shumicë deri në 163 lekë/litër.