Pak ditë para nisjes, zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”!

“Ferma VIP” pritet të rikthehet në Vizion Plus këtë të premte me sezonin e tretë dhe si çdo vit, përpara startit kanë nisur të qarkullojnë emrat e mundshëm të konkurrentëve.

Lista që po përflitet është e gjatë dhe përfshin figura të njohura nga muzika, aktrimi dhe rrjetet sociale. Mes tyre përmenden këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, si edhe aktori dhe humoristi Elvis Pupa. Pjesë e listës është edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

Në mesin e emrave të tjerë që pritet t’i bashkohen fermës përmenden Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe Rafaela DJ. Lista vijon me Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.

Ndërkohë, vëmendje të veçantë po marrin edhe opinionistët e këtij sezoni. Në panel pritet të jenë Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Sezoni i ri shënon edhe rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani, e cila do të drejtojë formatin. Ky rikthim është veçanërisht interesant, pasi është hera e parë që ajo shfaqet në një tjetër logo televizive pas shumë vitesh në Top Channel, si dhe në një program që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP Albania”, të cilin ajo e ka moderuar në disa edicione.