Aksident tragjik në Gjermani/ U përplasën nga kamioni, ndërron jetë 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj i mitur

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në Schramberg, ku një nënë shqiptare dhe djali i saj i mitur kanë humbur jetën.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, ngjarja ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Një drejtues kamioni, rreth 53 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga.

Mjeti i rëndë fillimisht përplasi disa automjete të parkuara dhe më pas doli në trotuar, ku goditi për vdekje 29-vjeçaren me origjinë nga Gjakova dhe djalin e saj 3-vjeçar.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, nënë e bir nuk mundën t’u mbijetojnë plagëve dhe ndërruan jetë në vendngjarje.