Krim brenda familjes në Roskovec/ I moshuari vret gruan me armë zjarri dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman, Roskovec, ku një 80-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre.

Pas aktit, i moshuari dyshohet se është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Paraprakisht, nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.