Një ngjarje e rëndë me tre viktima është regjistruar një natë më parë në Podujevë, ku një 30-vjeçare dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy persona dhe më pas ka humbur jetën edhe vetë.
Sipas të dhënave paraprake, Ardita Gashi ka qëlluar fillimisht 45-vjeçarin Ilaz Brahimi, teksa ai ndodhej në automjetin e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Më pas, ajo është drejtuar drejt banesës së nuses së xhaxhait të saj, Miradije Gashi, 73 vjeçe, të cilën e ka qëlluar me armë zjarri. E moshuara u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë këtë të hënë.
Pas këtyre veprimeve, 30-vjeçarja ka qëlluar edhe veten. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se autorja dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me 45-vjeçarin që mbeti i vrarë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.