Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Vlorë–Kotë, ku ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje kritike pas përplasjes.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës, kur dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’, duke shkaktuar fillimisht vdekjen e dy drejtuesve në vendin e ngjarjes. Personi i tretë, një pasagjer në njërin prej mjeteve, u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.
Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 30-vjeçar, dhe një automjet tip “Ford”. Përplasja ka qenë e fortë dhe me pasoja fatale për të tre personat e përfshirë.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa dyshohet se shpejtësia dhe manovrat e rrezikshme mund të kenë qenë ndër faktorët kryesorë që çuan në këtë tragjedi.
Sakaq identiteti i viktimave ende nuk bëhet i ditur.
