Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Lumalas në aksin Korçë-Maliq.
Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, 45-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda të pësuara në aksident.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.