Rrjeti po gumëzhin së fundmi nga aludimet për një romancë mes këngëtares së njohur Kanita Suma dhe Besarit, djalit të ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Dyshimet u shtuan pasi gjatë premierës së filmit “Me Fat”, Monika Kryemadhi zbuloi se djali i saj është në një lidhje, pa dhënë detaje të mëtejshme për partneren.
Sipas burimeve për Prive, bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren nga Shkupi, Kanita Suma, me të cilën Besari thuhet se është në një romancë prej kohësh.
Raportohet se marrëdhënia mes tyre është e qëndrueshme, ndërsa këngëtarja ka krijuar edhe një raport të afërt me familjen e partnerit. Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është fakti se Monika Kryemadhi dhe Kanita Suma ndiqen në rrjetet sociale, çka është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e një marrëdhënieje të mirë mes tyre.
Megjithatë, deri më tani asnjë prej palëve nuk ka reaguar publikisht për këto raportime, duke lënë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje reale apo thjesht aludime që qarkullojnë në rrjet.