Sherr mes të rinjve në Tiranë/ Pesë persona dhunojnë me grushte dy vëllezër, ndërhyn policia

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në Tiranaë, ku pesë persona kanë dhunuar me grushte dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberisht.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë personat e përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal në zonë dhe dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit në momentin kur ka nisur sherri.

Pas përplasjes fizike, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe forcat Shqiponja, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka shoqëruar disa nga personat e përfshirë në komisariat, ndërsa po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.