Ka disa vende në Tiranë që nuk i zbulon me nxitim. Duhet t’i gjesh pothuajse rastësisht, në një moment kur ke kohë të vësh re detajet dhe të ndalosh e t’i kushtosh rëndësi. I tillë është Illusion Liquide. Mjafton të kalosh pragun dhe zhurma e kaosi i qytetit mbetet jashtë. Përpara teje hapet një dimension tjetër, i qetë, elegant dhe plot aromë. Kujdes, nuk bëhet fjalë thjesht për një tjetër butik parfumesh…
Atmosfera e vendit është e rafinuar, misterioze dhe pothuajse ceremoniale. Gati-gati si një galeri arti ku çdo parfum ka historinë dhe personalitetin e vet. Këtu nuk bëhet fjalë për një blerje të zakonshme. Vizitorët duhet të marrin kohën e tyre, të provojnë, të zbulojnë dhe të përjetojnë parfumet, sepse zgjedhja e aromës që të prezanton me botën, nuk duhet nënvlerësuar aspak!
Përvoja fillon me një bisedë. Pyetje të kujdesshme për shijet, për notat që të tërheqin, për mënyrën se si dëshiron të ndihesh kur mban një parfum (tingëllon si një seancë e mirë terapie). Më pas vijnë sugjerimet e menduara me kujdes, që të udhëheqin drejt zgjedhjes së duhur.
View this post on Instagram
Marka niche, kompozime unike nga më elegantet tek më ekstravagantet dhe emra që shpesh janë të vështirë për t’u gjetur edhe në qytete të mëdha të botës, aromëdashësit e Tiranës mund t’i gjejnë nën një strehë të vetme, të kuruara me një shije të hollë e të pagabueshme. Në një treg ku parfumeria e këtij niveli është ende e rrallë, Illusion Liquide hap një portal që të transporton drejt një universi aromash që shumëkush nuk e ka eksploruar më parë.
Mjafton një vizite dhe mënyra se si e sheh botën e parfumeve ndryshon. Në Illusion Liquide, parfumi nuk është më thjesht diçka që e spërkat në trup përpara se të lësh shtëpinë apo karrem për të rrëmbyer komplimenta. Ai bëhet përvojë, një zbulim dhe pjesë e identitetit tënd. Dhe komplimentat sigurisht që nuk mungojnë…