Gjesti arrestohet nga policia në Prishtinë! Zbulohet arsyeja

Screenshot

Këngëtari i njohur dhe fituesi i Big Brother Albania VIP Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë si i dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve.

Policia e Kosovës njofton se ndalimi ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”. Pas arrestimit, Gjesti është marrë në pyetje nga autoritetet policore.

Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në qeli për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka ndaluar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Personi i dyshuar është intervistuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.