Pronari i MCN TV kallëzon në polici: U kërcënova me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë kallëzim në polici duke pretenduar se është kërcënuar me jetë nga persona të maskuar.

Sipas kallëzimit të tij, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës, kur disa persona të maskuar, të armatosur dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli, që lëviznin me një automjet tip Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit, e kanë kërcënuar.

Në dëshminë e dhënë në polici, Meksi pretendon se tre persona kanë zbritur nga automjeti dhe i janë drejtuar atij me kërcënime për jetën.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si edhe kamerat e vetë televizionit, me qëllim identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga këqyrja paraprake e pamjeve të sigurisë është vënë re se automjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.