Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor te “Concord” në Tiranë, identifikohet dhe arrestohet autori (EMRI)

Autori i grabitjes së armatosur në një pikë të këmbimit valutor pranë qendrës tregtare “Concord” në Tiranë është identifikuar nga autoritetet.

Sipas raportimeve paraprake, ai është 42-vjeçari Luan Maçi, i cili është arrestuar nga policia pak kohë pas ngjarjes.

Grabitja ndodhi në orët e mëngjesit të sotëm. Autori, i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësen t’i dorëzojë paratë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të vjetra, ndërsa pas grabitjes është larguar nga vendi i ngjarjes me motor.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.