Asani dhe Lushkja largohen nga Irani, futbollistët shqiptarë kalojnë kufirin mes tensioneve

Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Iran ka krijuar vështirësi të mëdha për lojtarët e huaj që aktivizohen në kampionatin vendas. Sipas mediave, disa klube kanë organizuar largimin e futbollistëve përmes rrugëve tokësore, pasi fluturimet janë pezulluar.

Klubi Esteghlal F.C. ka ndihmuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, të largohet nga Teherani dhe të kalojë kufirin në mënyrë të sigurt.

Edhe Regi Lushkja, i cili aktivizohet me Tractor S.C., ka arritur të largohet nga territori iranian, duke kaluar kufirin pas ndërhyrjes së klubit të tij.

Situata e tensionuar ka vënë në pikëpyetje edhe zhvillimet sportive në vend, ndërsa mediat raportojnë se pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të ndikohet nga rrethanat aktuale.