Ndryshime të rëndësishme janë bërë mbrëmjen e sotme në Qeverinë e vendit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë disa prej ministrave të kabinetit, duke ndërmarrë një ristrukturim të gjerë në disa nga dikasteret më të rëndësishme.
Sipas raportimeve, lëvizjet prekin Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen, Ministrinë e Jashtme si dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet në Qeveri:
- Belinda Balluku largohet nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj emërohet Enea Karakaçi.
- Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në postin e zëvendëskryeministres.
- Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
- Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.
- Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
- Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.
Ky ristrukturim konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të gjera në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke sjellë lëvizje zinxhir në disa poste kyçe dhe një konfigurim të ri të ekipit drejtues të ekzekutivit.