Jonida Maliqi rrëfen mes lotësh sfidat e jetës/ “Deani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Mendova t’i jepja fund jetës”

Screenshot

Në një nga intervistat e saj të rralla përsa i përket jetës personale, këngëtarja Jonida Maliqi ka hapur zemrën në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ku ka rrëfyer për herë të parë sfidat e vështira që i është dashur të kalojë në jetë.

E përlotur, artistja ka treguar për publikun momentin delikat të ardhjes në jetë të të birit, Deanit, i cili është një fëmijë me aftësi ndryshe.

”Ka qenë një moment tjetër që më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime, ku supozohet se Deani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe mendova se ishte një situatë që nuk kishte shpresë. Por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion, nuk dita ta përballoja për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës,”- është shprehur Maliqi mes lotësh.

Më tej ajo u shpreh se i biri është bekimi më i madh i jetës së saj dhe se është krenare për progresin e tij.

 

View this post on Instagram